McTominay vendimtar, Napoli mposht Torinon me një supergol

22 nëntor 2026 | 07:58

Napoli ka regjistruar një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Torinon me rezultat 1:0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Vendimtar për skuadrën napolitane ishte sërish skocezi Scott McTominay, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes me një goditje të bukur nga distanca.

Pavarësisht triumfit, kjo ishte vetëm fitorja e pestë e Napolit në këtë edicion të Serie A, me skuadrën që renditet në pozitën e tetë në tabelë.
Në anën tjetër, Torino pësoi humbjen e gjashtë sezonale.

Në xhiron e ardhshme, Napoli udhëton te Sassuolo, ndërsa Torino do të përballet në shtëpi me liderin Lazio.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vlora Sopi, bashkëshortja e Calit, ka ndarë një mesazh prekës…