Ahmeti takon Ramën, bisedojnë vëllazërisht për çështjet me interes për kombin shqiptar

22 nëntor 2026 | 14:29

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ahmeti ka bërë të ditur se me Ramën kanë biseduar vëllazërisht, hapur dhe me përkushtim për çështjet me interes të përbashkët për kombin shqiptar, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, perspektivën evropiane, partneritetin në kuadër të NATO-s dhe përgjigjen e përbashkët ndaj sfidave me të cilat përballen.

“Ky takim merr një domethënie të veçantë edhe për faktin se zhvillohet më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Këto ditë të Nëntorit të Madh na rikujtojnë rrugëtimin tonë historik, sakrificat ndër breza dhe rëndësinë e bashkimit rreth gjuhës, flamurit dhe interesave tona kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

Ndër të tjera, Ahmeti ka theksuar se shqiptarët, kudo që jetojnë, sipas tij, kanë arsye dhe përgjegjësi të ndërtojnë ura bashkëpunimi, të forcojnë lidhjet ndërmjet tyre dhe të kontribuojnë së bashku për një të ardhme evropiane, të sigurt dhe me perspektivë.

“Gëzuar 22 Nëntorin dhe le të na bashkojë gjithmonë fryma e Nëntorit shqiptar!”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Sjellja ndaj Jakup Krasniqit gjatë vizitës së…