U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së

23 nëntor 2026 | 20:22

Gjendja shëndetësore e ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dyshohet se është lënduar nga shpërthimi i municionit brenda armës në Babaj të Bokës, është stabile.

Kështu kanë konfirmuar nga QKUK për Klan Kosova.

Pjesëtari i FSK-së fillimisht ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Pas vlerësimit mjekësor, është bërë e ditur se ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejmë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme, një tjetër ushtar i FSK-së është…