Ferran Torres bëhet pronar i ndërtesës së Valencias, paguan rreth 7 milionë euro
Ferran Torres ka bërë një investim të rëndësishëm në tregun e pasurive të paluajtshme, duke blerë ndërtesën ku ndodhen zyrat e Valencias, pranë stadiumit “Mestalla”.
Sulmuesi i PSG-së ka paguar rreth 7 milionë euro për pronën, e cila ka një sipërfaqe prej afro 5.000 metrash katrorë.
Valencia do të vazhdojë t’i shfrytëzojë zyrat si qiramarrëse deri në transferimin në stadiumin e ri, “Nou Mestalla”, i cili pritet të jetë gati në vitin 2027.
Pas largimit të klubit, Torres planifikon ta rinovojë ndërtesën dhe ta mbajë në funksion si hapësirë zyrash.
Ky është investimi i dytë i futbollistit në atë zonë, pasi ai tashmë zotëron një tjetër ndërtesë me rreth 50 zyra, të cilat janë të gjitha të dhëna me qira.
Lëvizja ka edhe rëndësi emocionale për Torresin, i cili është produkt i akademisë së Valencias dhe nuk e ka fshehur kurrë lidhjen me klubin.
Ndërkohë, shitja e pronës i sjell Valencias rreth 7 milionë euro të ardhura, të cilat mund ta ndihmojnë edhe në përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit.



