Vitia takohet me ambasadorin e Sllovenisë, diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në sektorin e shëndetësisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit janë diskutuar prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, me fokus në investimet në sektorin shëndetësor, reformën e sistemit shëndetësor dhe digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe bashkëpunimit në ofrimin e kujdesit shëndetësor në rastet e fatkeqësive, si dhe shkëmbimit të përvojave profesionale ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, Vitia dhe Blaj kanë diskutuar për vizitën studimore që një delegacion nga Kosova do ta realizojë në Slloveni, nga 6 deri më 9 dhjetor.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni kosovar pritet të njihet nga afër me praktikat sllovene në integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe trajtimin e sëmundjeve kronike.



