‘Shpata e Artë’, EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës forcojnë gatishmërinë për reagim

24 nëntor 2026 | 16:26

EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave.

Trajnimi i emërtuar “Shpata e Artë” (Golden Sabre), i zhvilluar javën e kaluar në Kampin Vrella, kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e rendit publik, koordinimin dhe gatishmërinë për reagim të institucioneve të sigurisë.

Përmes këtij aktiviteti është synuar avancimi i bashkëpunimit në kuadër të mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë.

Sipas njoftimit, trajnimi kontribuon në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Liverpooli po përgatit një ofertë në afatin kalimtar të janarit…