‘Shpata e Artë’, EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës forcojnë gatishmërinë për reagim
24 nëntor 2026
| 16:26
EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave.
Trajnimi i emërtuar “Shpata e Artë” (Golden Sabre), i zhvilluar javën e kaluar në Kampin Vrella, kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e rendit publik, koordinimin dhe gatishmërinë për reagim të institucioneve të sigurisë.
Përmes këtij aktiviteti është synuar avancimi i bashkëpunimit në kuadër të mekanizmit me tri nivele të reaguesve të sigurisë në Kosovë.
Sipas njoftimit, trajnimi kontribuon në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe mbrojtjes së të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.



