Ambasadori Blerim Reka merr pjesë në festimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në New York
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka marrë pjesë mbrëmë në kremtimin tradicional të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, të organizuar në New York City Hall.
Në këtë ngjarje, ku të pranishëm ishin shumë bashkatdhetarë dhe zyrtarë të Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, përfshirë Julie Menin, Shirley, David Carr dhe Kamilla Hanks, për rëndësinë historike të kësaj date foli ambasadorja Suela Janina, përfaqësuese e përhershme e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Gjatë ceremonisë u ndanë edhe dekoratat e Këshillit të Qytetit për veprimtarë, ndërsa programi festiv u pasurua me këngë dhe valle shqiptare, të interpretuara nga ansambli “Fëmijët shqiptarë të shqipes”, grupi “Barbana” dhe “Kori i Rinisë Shqiptaro-Amerikane”.



