Policia e Kosovës paralajmëron për e-mail mashtrues në emër të drejtorit të përgjithshëm

25 nëntor 2026 | 11:12

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për një e-mail mashtrues që po dërgohet në adresa të ndryshme elektronike, kinse në emër të ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, dhe Agjencisë së Kosovës për Siguri Kibernetike.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shkresa mashtruese mban titullin “Raport: Krim Kibernetik/Droga të paligjshme” dhe përmban kërkesën që pranuesit të paraqiten brenda 24 orëve në selinë e policisë, në Departamentin e Krimit Kibernetik, ose të dërgojnë një përgjigje të menjëhershme me e-mail, në të kundërtën kërcënohen me arrestim.

Policia ka bërë të ditur se kjo shkresë nuk është lëshuar nga institucioni, as nga drejtori i përgjithshëm, dhe as nga Agjencia e Kosovës për Siguri Kibernetike.

Për këtë arsye, qytetarëve dhe institucioneve që pranojnë e-maile të tilla u është bërë thirrje që t’i injorojnë ato, të mos ndërmarrin veprime dhe të mos kthejnë përgjigje.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se do ta trajtojë këtë dukuri dhe, bazuar në elementet që përmban mesazhi, do të ndërmarrë hapa të mëtejmë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Kryeqyteti ka…