Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues për rishikimin e dokumenteve kurrikulare në arsimin e përgjithshëm parauniversitar
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku mori pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për rishikimin e dokumenteve kurrikulare në arsimin e përgjithshëm parauniversitar.
Ky proces do të përfshijë rishikimin e kornizës kurrikulare, kurrikulave bërthamë dhe programeve lëndore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin mësimor dhe në cilësinë e arsimit.
Në këtë takim u diskutua për objektivat dhe drejtimet kryesore të këtij angazhimi, si dhe rëndësinë e përshtatjes së tyre me nevojat aktuale të sistemit arsimor dhe me orientimet e Strategjisë së Arsimit 2035+.
Takimi shënon hapin e parë drejt një procesi të strukturuar të rishikimit të kurrikulave, i cili do të vijojë përmes punës së Grupit Koordinues dhe bashkëpunimit me akterët relevantë të fushës së arsimit.
Grupi Koordinues për Rishikimin e Dokumenteve Kurrikulare në Arsimin e Përgjithshëm Parauniversitar ka këtë përbërje: Anita Kadriu, Departamenti i Arsimit Parauniversitar, kryesuese; Albërie Sejdiu, Divizioni për kurrikula dhe tekste shkollore, anëtare; Nazan Safçi, Divizioni për arsimin e komuniteteve, anëtare; Selim Mehmeti, Instituti Pedagogjik i Kosovës, anëtar; Blerim Saqipi, Universiteti i Prishtinës, anëtar; Naser Zabeli, Universiteti i Prishtinës, anëtar; Dukagjin Pupovci, ekspert, anëtar; Xhavit Rexhaj, ekspert, anëtar; Rinor Qehaja, ekspert, anëtar; Agron Dida, ekspert, anëtar; Muhamet Gjoka, AKK Kolegjiumi për arsim, anëtar; Edi Puka Gaxha, mësimdhënëse, anëtare; Albana Kelmendi, mësimdhënëse, anëtare; Kushtrim Bekteshi, mësimdhënës, anëtar.



