ADEM JASHARI U PËRKET TË GJITHË SHQIPTARËVE SI ATYRE MYSLIMANË, EDHE KATOLIKË E ORTODOKSË, NËNA STANË KËTË E DËSHMON

25 nëntor 2026 | 13:56


Ismet Sylejmani

Polemikat e ngritura pas përurimit të busteve të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit në Kishën Shqiptare Katolike në Llapushnik, nuk duhet të shëndërrohen në përplasje dhe sulme fetare ndërmjet shqiptarëve, është gabim, sepse qojnë ujë në mulli të Serbisë pushtuese!

Komandanti Legjendar i UÇK-së Adem Jashari nuk i përket vetëm një besimi fetar të shqiptarëve, as një krahine, as një partie politike apo një pjese të popullit shqiptar!

Kryeheroi i Kombit Adem Jashari është simboli i përbashkët i lirisë, i heroizmit masiv e sublim dhe i unitetit mbarëkombëtar shqiptar!

Gjeneral Armate Adem Jashari dhe familja e Tij nuk u flijuan për lirinë e shqiptarëve vetëm të një besimi të caktuar fetar, por për lirinë e popullit, Atdheut dhe Kombit!

Ashtu sikurse Gjergj Kastrioti dhe Pjetër Bogdani që nuk u përkasin vetëm shqiptarëve katolikë, as Adem Jashari nuk u përket vetëm shqiptarëve myslimanë!

Nëna e UÇK-së, Stanë Pjetër Gashi, është aureola përmbyllëse dhe shpartalluesja e platformës antishqiptare te Francuska 7 të Akademisë Serbe ne Beograd!

Vendosja e bustit të Adem Jasharit në oborrin e Kishes Shqiptare Katolike të Nënës së UÇK-së, Nënë Stanës nuk e ndryshon përkatësinë e Tij fetare, por dëshmon se madhështia e figurës së Tij kombëtare, është ajo që e cila i tejkalon kufijtë e besimeve fetare!

Askush nuk ka të drejtë ta monopolizojë fetarisht Adem Jasharin, sikur askush nuk duhet ta keqpërdorë emrin, gjakun dhe heroizmin e Tij për të krijuar ndarje e përqarje ndërmjet shqiptarëve!

Feja është e drejtë e ndërgjegjes së secilit, ndërsa Atdheu, Kombi, Flamuri, Liria dhe Heronjtë janë trashëgimi e përbashkët historike kombëtare!

Adem Jashari nuk është vijë ndarëse ndërmjet shqiptarëve myslimanë, katolikë e ortodoksë, por përkundrazi, Ai është ura lidhëse madhështore e bashkimit të tyre kombëtar, ashtu sikur është edhe Nëna e UÇK-së,Nënë Stana!

Para monumenteve të Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit dhe Adem Jasharit duhet të përulemi me respekt si shqiptarë, pavarësisht besimit fetar!

Prishtinë, 25 Nëntor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Milaim Limoni, kryetar i Veteranëve të UÇK-së në Komunën e…