Kuvendi nuk miraton rezolutën për mungesën e barnave për pacientët me kancer
26 nëntor 2026
| 11:17
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Propozim-Rezolutën e dalë nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Në votimin e mbajtur gjatë vazhdimit të seancës plenare, 49 deputetë votuan kundër, ndërsa 26 votuan pro rezolutës.



