Humbja e fondeve të BE-së, Edita Tahiri: Besoj se nga ky pësim ka nxjerrë mësime qeveria Kurti
26 nëntor 2026
| 11:34
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me humbjen e fondeve të Bashkimit Evropian nga Kosova.
Ajo ka bërë me dije se këto fonde u janë ndarë vendeve fqinje.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se beson që nga ky pësim ka nxjerrë mësime qeveria Kurti.
“Fondet e BE-së që i humbi Kosova për shkak të sanksioneve disavjeçare nga BE-ja, u shkuan vendeve fqinje – besoj se nga ky pësim ka nxjerrë mësime qeveria Kurti”, ka shkruar Tahiri.



