Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

26 nëntor 2026 | 15:41

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro shkarkimit të katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Për shkarkimin e Malsore Gashi-Bajraktarit kanë votuar 60 deputetë, asnjë nuk ka votuar kundër, ndërsa një deputet ka abstenuar.

Eshref Shabani është shkarkuar me 61 vota për, ndërsa Arlinda Demi me 60 vota për dhe një abstenim. Ndërkaq, për shkarkimin e Arben Mehmetit kanë votuar 61 deputetë.

Propozimi për shkarkimin e tyre ishte shqyrtuar paraprakisht nga Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili më 11 nëntor kishte miratuar me shumicë votash propozimin për lirimin e tyre nga detyra.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ka për detyrë shqyrtimin e ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, si dhe mbikëqyrjen e institucioneve publike në zbatimin e rregullave që lidhen me shërbimin civil.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-komandanti i Zonës së Nerodimës, Shukri Buja, ka reaguar lidhur…