Aubameyang pëson aksident me veturë para ndeshjes me Barcelonën

26 nëntor 2026 | 16:05

Pierre-Emerick Aubameyang është përfshirë në një aksident trafiku të enjten në mëngjes, derisa po udhëtonte drejt qendrës stërvitore të Deportivo La Corunas.

Sulmuesi nga Gaboni ishte duke drejtuar veturën e tij në autostradën AP-9, në zonën e Piadela, kur u përplas me një automjet tjetër.

Për fat të mirë, Aubameyang nuk pësoi asnjë lëndim dhe vazhdoi rrugën drejt stërvitjes.

Futbollisti iu bashkua normalisht bashkëlojtarëve dhe e zhvilloi seancën stërvitore pa probleme.

Ai foli edhe për ngjarjen, duke e cilësuar si një frikësim të vogël: “Ishte vetëm një frikësim i vogël. Gjëra të tilla ndodhin në jetë. Më e rëndësishmja është që personi tjetër i përfshirë në aksident të jetë mirë, ashtu si edhe unë”.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë para përballjes së Deportivo La Corunas me Barcelonën, që zhvillohet të dielën në Riazor.

Aubameyang, i cili më parë ka luajtur për katalunasit, pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Hidalgo.

Aubameyang aksidentohet me veturë para ndeshjes me Barcelonën

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri,…