Licencohen 49 vlerësues të rinj të pronave të paluajtshme
Ministria e Financave, përmes Këshillit Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme (KMLVPP), organizoi ceremoninë e dorëzimit të licencave për 49 vlerësues të rinj të pronave të paluajtshme, të cilët kanë përmbushur kriteret e përcaktuara për licencim.
Procesi i licencimit është realizuar me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve profesionale dhe forcimit të standardeve në fushën e vlerësimit të pronave të paluajtshme.
Licencimi i 49 vlerësuesve të rinj paraqet një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e këtij profesioni dhe në rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së shërbimeve të vlerësimit.
Me këtë rast, u theksua rëndësia e ushtrimit të profesionit me integritet, paanshmëri dhe objektivitet, duke respektuar standardet profesionale dhe duke garantuar vlerësime të sakta dhe të besueshme të pronave të paluajtshme.
Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në forcimin e standardeve profesionale dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së vlerësuesve, me qëllim të avancimit të cilësisë, transparencës dhe besueshmërisë në fushën e vlerësimit të pronave të paluajtshme.



