Haradinaj: I thanë jo sepse “fitimin e vjedhjen në energji nuk mund ta bënin prej gazit amerikan”

26 nëntor 2026 | 22:10

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qëndrimin e institucioneve lidhur me projektin e gazit amerikan, duke thënë se kundërshtimi ndaj tij ishte bërë publikisht edhe në Kuvend.

I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haradinaj ka deklaruar se përfaqësuesit e Qeverisë kishin thënë se nuk e dëshironin gazin amerikan, pasi synonin të investonin në energji solare, por sipas tij, gjatë gjashtë vjetëve nuk është realizuar asnjëri prej këtyre projekteve.

“Ata që i thanë jo, i kanë deklarimet publike në Parlament. I kanë thënë jo gazit amerikan publikisht. Kanë thënë se duam energji solare. E bateriat ku janë? Shkuan gjashtë vjet, as njana e as tjetra? Spo na konvenon se është biznesore. Fitimin e vjedhjen që e bëjnë, nuk mund ta bëjnë prej gazit amerikan”, ka deklaruar Haradinaj. /Gazeta10

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Sunderlandit…