“Miza nën kapuç”, Haradinaj u bën thirrje atyre që flasin në studio për vrasjet e pasluftës

26 nëntor 2026 | 21:57

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se vrasjet e pasluftës në Kosovë duhet të zbardhen dhe se drejtësia duhet të merret me këto raste.

I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haradinaj ka kritikuar ata që, sipas tij, flasin në studio televizive për këto vrasje, por nuk i ndajnë informacionet që mund t’i kenë me organet e drejtësisë.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë ata që posedojnë informacione për këto raste t’i drejtohen prokurorisë dhe të ndihmojnë në zbardhjen e tyre.

“Unë nuk po them që drejtësia nuk duhet të merret me këto raste. Do të ishte shumë me interes që të zbardhen këto, por ata që ankohen dhe mundohen nëpër studio televizive të tregojnë se i dinë gjërat, kushdo që flet dhe ka informacione, ju lutem shkoni ndihmoni prokurorinë, jepni informacione se çfarë ka ndodhur. Kjo veç llapa-llapa nëpër studio tregon që dikush e ka mizën nën kapuç”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një 54-vjeçare nga Peja thotë se po jeton me frikën…