KFOR-i pret dhe takon në Prishtinë përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë

26 nëntor 2026 | 22:43

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar të enjten për një takim në Prishtinë me përfaqësues të Ushtrisë së Serbisë.

Sipas njoftimit, takimi është mbajtur në kampin “Film City” në kryeqytet.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se marrëveshjet ekzistuese vazhdojnë të dëshmohen si një kornizë e qëndrueshme për bashkëpunim dhe koordinim.

“Përmes JIC-së, KFOR-i dhe Forcat e Armatosura të Serbisë mbajnë marrëdhënie të bazuara në profesionalizëm dhe respekt të ndërsjellë, duke mundësuar komunikim transparent dhe në kohë për çështjet që lidhen me “Vijën Kufitare Administrative (ABL)” ( siç i referohen ata kufirit Kosovë -Serbi), dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA).”

KFOR-i ka ritheksuar se mbetet plotësisht i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij, të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, në mënyrë të paanshme.

KFOR mban takime të rregullta me ushtrinë e Serbisë, por kryesisht vizitat kryhen në Beograd nga Komandanti i KFOR. Një vizitë e vizitë e gjeneralit serb Ljubiša Diković në Prishtinë, më 1 gusht 2014, kishte shkaktuar reagime të forta në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka…