Brdo-Brijuni në Ohër, Mickoski i publikon fotografitë, në darkë edhe Presidentja Shiroka- Pula, Begaj, Milatoviq, Çupiq…
26 nëntor 2026
| 23:44
Presidentja e Kosovës Justina Pula ka marrë pjesë në një darkë joformale të organizuar nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me presidentët e shteteve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brioni.
Për këtë ka treguar, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Sipas Mickoskit, në fokus të bisedimeve gjatë darkës ishin bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabiliteti dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka theksuar se dialogu, besimi i ndërsjellë dhe angazhimi i përbashkët janë kyç për ndërtimin e një rajoni stabil, prosperues dhe evropian.



