Përfundimi i mandatit të Jasharit, Maqedonci: Hapat do të ndërmerren sipas ligjit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është deklaruar lidhur me mandatin e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari.
Maqedonci, duke mos iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes nëse Jashari do të vazhdojë edhe për një mandat në këtë pozitë, ka thënë se ekziston një ligj në fuqi dhe se për këtë çështje do të ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm, në përputhje me ligjet dhe procedurat.
“Komandantin e patë më hëret. Normalisht që është një ligj i cili është në fuqi, kemi një komandant që po përfundon mandantin dhe janë të gjitha hapat e nëvojshëm që do të ndërmerren me kohë sipas ligjeve dhe procedurave”, ka thënë ai.
Gjenerallejtënantit Bashkim Jashari më 30 nëntor të këtij viti i përfundon mandati pesëvjeçar në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa legjislacioni në fuqi nuk ia mundëson riemërimin për një mandat të dytë.
Jashari ishte emëruar komandant i FSK-së më 30 nëntor të vitit 2021 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Rrahman Rama.
Kohëzgjatja e mandatit dhe kufizimi i së drejtës për riemërim përcaktohen në nenin 21, paragrafin 7, të Ligjit nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.



