Mbahet takimi i Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj

27 nëntor 2026 | 15:21

Komisioni për rekrutimin e prokurorëve të rinj, i udhëhequr nga Kryesuesi i KPK-së, z. Arian Gashi, mbajti një takim në kuadër të përgatitjeve për organizimin e testit me shkrim për prokurorë të rinj, i cili do të mbahet të dielën, më 29 nëntor 2026, nga ora 12:00, në ambientet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Me këtë rast është diskutuar për përgatitjet dhe mbarëvajtjen e procesit të testit me shkrim, si dhe për aspektet organizative që garantojnë zhvillimin e rregullt dhe në përputhje me procedurat e përcaktuara ligjore dhe nënligjore.

Gjithashtu, anëtarët e Komisionit, theksuan se testi me shkrim do të hartohet sipas procedurave të parapara ligjore në ditën e mbajtjes së testimit, në prani të vëzhguesve dhe monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë. Me tej, gjatë diskutimeve në takimin e sotëm, u nënvizua rëndësia e zbatimit të standardeve të larta të transparencës, paanshmërisë dhe integritetit, me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, të barabartë dhe profesional për të gjithë kandidatët. Komisioni vlerësoi se përgatitjet e deritashme janë zhvilluar sipas planifikimit, me synimin që procesi i rekrutimit të prokurorëve të rinj të realizohet mbi bazën e meritës dhe kritereve profesionale.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shqipëria mund ta përmbyllë procesin e negociatave për anëtarësim në…