Pastrimi – Desulfurimi i gazrave ndotës në Termocentralin e KEK-ut

27 nëntor 2026 | 15:32

Prof.Dr.sc. Sylejman Berisha, ekspert mjdisor

Desulfurimi është një proces teknologjik për pastrimin e gazrave të djegies nga dioksidi i squfurit (SO₂), i cili lirohet gjatë djegies së linjitit në kaldajat e termocentraleve. Në rastin e Termocentraleve të KEK-ut (Kosova A dhe Kosova B), ky proces ka rëndësi të veçantë për shkak të përmbajtjes së squfurit në linjitin e Kosovës dhe ndikimit të emetimeve në cilësinë e ajrit në vendin tonë. Qëllimi kryesor i desulfurimit apo largimit të SO₂ nga tymtaret është:

  • Reduktimi i ndikimit të termocentraleve në shëndetin e popullatës dhe ekosistemit vendor, si rezultat i zvogëlimit te emetimeve të SO₂ në atmosferë, duke formuar shiun acidik, dhe
  • Përmbushja e standardeve mjedisore nacionale dhe BE për emetimet industriale.

Teknologjia më e përdorur në termocentralet me linjit është desulfurimi i gazrave me metodën e lagësht, duke përdorur gurin gëlqeror (Wet Limestone Flue Gas Desulfurization – Wet FGD). Procesi dhedies së linjitit zhvillohet në disa faza.

Gjatë djegies së linjitit në kaldajë krijohen gazra të djegies që përmbajnë: SO₂ – dioksid squfuri, SO₃ – trioksid squfuri, CO₂ – dioksid karboni, NOx – okside të azotit, Pluhur dhe grimca të hirit, Avull uji dhe gazra të tjerë. Këta gazra kalojnë nëpër sistemin e pastrimit përpara se të shkarkohen në oxhak dhe dalje natyrë. Pastaj pas përgatitjes së tretësirës së gurit gëlqeror me përmbajtje të lartë të karbonatit të kalciumit (CaCO₃), tretësira e gurit gëlqeror pompohet në kullën e absorbimit të SO₂-shit apo në kullën e desulfurimit

Gazrat e nxehtë kalojnë nëpër kullën e absorbimit, ku takohen me suspensionin e gurit gëlqeror të spërkatur nga lart. Gjatë kontaktit SO₂ absorbohet nga uji, duke reaguar me karbonatin e kalciumit ku si product krijohet  sulfiti i kalciumit (CaSO₃). Në rezervuarin e reaksionit injektohet ajër për oksidimin e sulfitit të kalciumit. Reaksioni kimik përfundimtar është:

CaCO3+SO2 +1/2O2+2H2O = CaSO4·2H2O+CO2*  

* Gipsi (CaSO₄·2H₂O).

Ky material, Gipsi (CaSO₄·2H₂O) ndahet, thahet dhe nëse i plotëson kërkesat e cilësisë, përdoret në industrinë e çimentos dhe të materialeve ndërtimore, si blloka poroz  etj.

Në kushte të përshtatshme operative, sistemet moderne Wet FGD mund të arrijnë efikasitet të largimit të SO₂ prej rreth 95–99%.

Pajisjet kryesore të desulfurimit – FGD

Skema 1. Paraqitja skematike e procesit të pastrimit të gazeve; De-SO₂.

Cila është gjendja aktuale e desulfurimit në KEK?

Sipas dokumenteve dhe informacioneve publike që posedojmë:

  • Kosova A: Dokumentacioni i Strategjisë së Energjisë 2017–2026 shifet se nuk ka sistem të instaluar De-SO₂.
  • Kosova B: Po i njëjti dokument evidentonte mungesën e sistemit De-SO₂.
  • Kosova B – modernizimi aktual: Projekti i elektrofiltrave dhe DeNOx për njësitë B1 dhe B2 synon reduktimin e pluhurit dhe NOx, por nuk është në plan desulfurimi i SO₂.

Zhvillim me rëndësi është se në dokumentet e planifikimit të investimeve është paraparë edhe një projekt i veçantë për reduktimin e SOx, me financim të planifikuar nga fondet IPA.

Gjithashtu, në tetor 2026 është publikuar një procedurë për projektimin dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, ku përfshihet edhe uji i procesit FGD.

Kjo temë kërkon trajtim serioz dhe me përgjegjësi të Qeverisë tonë mbi rëndësinë e përgatitjes së infrastrukturës shoqëruese për projekte jetike si procesi i desulfurimit të gazeve-FGD për ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve tanë.

Një seriozitet dhe përkushtim për shumë tema dhe si kjo e desulfurimit të gaceve nuk duken  se janë në agjendën e qeverisë.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkruan: Gjeneral Hisen Berisha  (Kosova duhet të flasë si shtet,…