28 Nëntori, PDK me homazhe te shtatorja e Isa Boletinit

28 nëntor 2026 | 14:51

Me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me anëtarë të Kryesisë, deputetë, kryetarë të komunave dhe zyrtarë të partisë, vazhduan me homazhe te shtatorja e Isa Boletinit, për të nderuar figurën dhe kontributin e tij e çmuar atdhetar.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet e ditur se më pas, delegacioni i PDK-së bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol, për të përkujtuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

“E përjetshme qoftë lavdia për heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës!”, thuhet në postim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar 28 Nëntorin edhe…