Komandanti i Policisë i vjen Ramës me një letër: Kryeprokurori ndalon punimet për muralin

28 nëntor 2026 | 15:04

Komandanti i Policisë ia ka prezantuar një letër kryetarit të Komunës, Përparim Rama, në të cilën thuhet se Kryeprokurori ndalon vazhdimin e vendosjes së muralit të Nënë Terezës.

Sipas komandantit të Policisë, Kryeprokurori ka thënë se deri në marrjen e një vendimi nga gjykata nuk lejohet vendosja e muralit, për shkak të problematikës mes dy palëve.

Kryetari i Prishtinës ka replikuar me komandantin e Policisë, duke thënë se nuk bëhet fjalë për dy palë, por se është vetëm Komuna e Prishtinës.

Gjithashtu, Rama ka kërkuar nga komandanti që t’ia tregojë vendimin për kamerat, por ai ka thënë se nuk i lejohet një gjë e tillë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kreu i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas ofendimeve…