Mbi 30 të lënduar gjatë protestës në Tiranë

28 nëntor 2026 | 19:23

Mbi 30 persona janë lënduar në Tiranë të Shqipërisë gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë, në protestën ku u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në orën 18:00, 35 persona u lënduan gjatë protestës, përfshirë nëntë policë, gjashtë punonjës të mediave dhe tre kalimtarë.

Ndërkaq, nga Policia e Shtetit i thanë Radios Evropa e Lirë se deri në orën 19:00, në stacionet policore janë shoqëruar 18 protestues.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh…