Netanjahu i gatshëm t’ia lëshojë karrigen rivalit: Izraeli në prag të marrëveshjes vendimtare

29 nëntor 2026 | 14:11

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe udhëheqësi i opozitës, Gadi Eisenkot, pritet të zhvillojnë bisedime vendimtare të dielën për formimin e qeverisë së re.

Takimi vjen pasi Netanjahu ka shprehur gatishmërinë që rivali i tij politik ta marrë fillimisht postin e kryeministrit në një qeveri të unitetit kombëtar me rotacion, raporton “BBC”.

Zgjedhjet parlamentare të tetorit nuk i kanë siguruar asnjërit prej dy blloqeve kryesore shumicën e nevojshme për të qeverisur.

Si nisi gjithçka?

Partia e qendrës Yashar, e udhëhequr nga Eisenkot, dhe tri partitë e tjera hebraike të opozitës kanë fituar së bashku 48 ulëse, ndërsa blloku i Netanjahut ka siguruar 53.

Për shumicën parlamentare në Knesetin prej 120 deputetësh nevojiten të paktën 61 vota.

Eisenkotit i ka mbetur vetëm një javë deri në skadimin e afatit për formimin e qeverisë, më 6 dhjetor.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Netanjahu ka deklaruar se është i gatshëm të heqë dorë përkohësisht nga drejtimi i qeverisë.

“Përgjegjësia ime si udhëheqës më detyron të lë gjithçka mënjanë, përfshirë parimin e partisë më të madhe”, ka deklaruar Netanjahu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Portieri i njohur uruguaian, Fernando Muslera, ka vendosur t’i japë…