I zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë në një kanal 75-vjeçari shqiptar në Itali

29 nëntor 2026 | 14:42

Një 75-vjeçar shqiptar, Eqerem Ahmetaj, është gjetur i pajetë në një kanal në zonën rurale të San Zenos, në periferi të qytetit të Brescias në Itali.

Sipas mediave italiane, trupi i tij është zbuluar mesditën e së shtunës, më 28 nëntor.

Ahmetaj, i cili jetonte prej 20 vitesh në Itali, ishte larguar nga banesa më 21 nëntor. Ai jetonte vetëm, por mbahej nën kujdesin e familjarëve, ish-bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij, shkruan “Panorama”.

Kontakti i fundit me të afërmit kishte qenë të shtunën e kaluar, në orën 19:21, kur ai u kishte dërguar një mesazh me përmbajtjen: “Kam rënë, jam i lagur”.

Pas këtij komunikimi, ai nuk ishte përgjigjur më në telefon. Kërkimet e policisë janë përqendruar në zonën ku ishte lokalizuar sinjali GPS i pajisjes së tij. Pavarësisht kontrolleve të kryera gjatë ditëve të mëparshme, trupi i tij është gjetur vetëm të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Humbja e Real Madridit ndaj Deportivo Alavesit mbrëmë nuk erdhi…