Ndëshkohen katër shoferë në Ferizaj për kundervajtje të rënda në trafik

29 nëntor 2026 | 16:36

Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndëshkuar tre shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat e trafikut
Rastet ka ndodhur me 27 dhe 28.11.2026 në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj
Sipas rezultateve të testimit, shoferët kanë rezultuar me këto nivele të alkoolit në gjak:

SH.S. (51 vjeç) me veturën Mercrdes me targa vendore – ka rezultuar 1.85 promilë. Është dënuar me 400 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 9 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

A.S. (42 vjeç) – me veturën VW Golf me targa vendore – ka rezultuar 1.54 promilë. Është dënuar me 400 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 9 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

L.Z. (37 vjeç) – me veturën BMW me targa vendore – ka rezultuar 0.93 promilë. Është dënuar me 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

O.S. (47 vjeç) – me veturën Ford me targa vendore – ka rezultuar 0.63 promilë. Është dënuar me 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Bajrush Xhemaili ka marrë pjesë si panelist në Shkollën Politike…