Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së Brexitit

08 janar 2019 | 14:30

Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së procesit formal të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Këto diskutime janë duke zënë vend për shkakun se zyrtarët kanë frikë se një marrëveshje për Brexitin nuk do të mund të miratohet deri më 29 mars, raporton “Daily Telegraph”, duke cituar burime të paidentifikuara.

Kryeministrja, Theresa May, ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur vonimin e Brexit, megjithëse ajo ka paralajmëruar gjithashtu ligjvënësit britanik, se nëse ata, refuzojnë marrëveshjen e saj, atëherë Brexit mund të “dalë nga binarët” ose që Mbretëria e Bashkuar mund të largohet pa një marrëveshje.

“Ne po e lëmë Bashkimin Evropian më 29 mars dhe nuk po shikojmë mundësinë e shtyrjes”, ka thënë sekretari britanik për Brexitin, Stephen Barclay.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 9 janar, do të nis faza përfundimtare e ndryshimeve…