Thaçi: E përgëzoj delegacionin shtetëror për prezantimin korrekt dhe profesional në Bruksel

08 janar 2019 | 20:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar delegacionin shtetëror për prezantimin e tyre në dialog me Serbinë në Bruksel.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në OKB është objektivi i Kosovës.

“E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni Shtetëror për Bisedime me Serbinë ka zhvilluar të martën…