Arbnora Fejza prezanton certifikatën e librit Guinness

26 janar 2019 | 12:20

Sot në Kuvendin Komunal të Komunës së Skenderajt është prezantuar certifikata e rekordit Guinness që është fituar nga Arbnora Fejza-Idrizi.

Fejza është rekordere e këtij libri duke e thyer rekordin botëror që e mbante Franca, të punimit të lules origami, si lulja më e madhe në botë.

“Emri i qytetit tonë tashmë është i shkruar në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”, për çka ndihemi krenarë , pas arritjes së madhe jetësore të znj. Arbnora Fejza-Idrizi, e cila ka thyer rekordin botëror që e mbante Franca, të punimit të lules origami, si lulja më e madhe në botë”, ka thënë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

“Mbështetja jonë për idetë kreative nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. Faleminderit, znj. Arbnorë që na bëtë krenar”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Loriana Kuka ka kaluar edhe pengesën e dytë, duke mposhtur…