Drenica dhe Gjilani rikthehen në Kosovë

31 janar 2019 | 11:04

Skuadra e Drenicës dhe ajo e Gjilanit kanë përfunduar fazën përgatitore në Durrës dhe janë rikthyer në Kosovë.

Skuadra nga Skenderaj, Drenica, ka njoftuar në faqen zyrtare se tash ekipi do t’i vazhdojë stërvitjet në Skenderaj, ndërkohë do ta shqyrtojë mundësinë të udhëtojë edhe një herë tjetër për herë të dytë në fazën përgatitore.

Ndërsa Gjilani të mërkurën e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Durrës, ku më pas është rikthyer në Kosovë, ku do ta vazhdojë fazën përgatitore për edicionin pranveror në Superligë.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë pak njerëz mund ta mbajnë mend atë si lojtar…