Gashi: Me miratimin e buxhetit zbatohet edhe Ligji për Obiliqin

03 shkurt 2019 | 14:46

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2019.

Ai ka thënë se falë miratimit të buxhetit do të bëhet edhe implementimi i Ligjit për Obiliqin. “Përmes këtij buxheti bëhet edhe implementimi i Ligjit të Obiliqit, duke rritur kështu buxhetin e komunës tonë për plus 4 972 124 euro, e që në total buxheti do të jetë 12 168 718 euro”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Po ashtu, Gashi ka falënderuar për mbështetje kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza. “Falënderim të veçantë për kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza, si dhe të gjitha komisionet parlamentare që punuan në realizimin e Ligjit për Obiliqin. Ju ftoj ta zhvillojmë bashkë komunën tonë, të realizojmë projektet me sukses në të mirën e të gjithë neve, t’i gëzojmë bashkërisht. Suksese!”, ka shkruar Gashi.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komunën e Klinës është mbajtur tryeza e organizuar nga…