20 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

13 mars 2019 | 16:21

Janë përkujtuar viktimat e masakrës së tregut në Mitrovicë, e cila ka ndodhur 20 vjet më parë në tregun kryesor, në qendër të qytetit të Mitrovicës, ku forcat serbe kishin hedhur disa granata, ndërsa tregu ishte përplot me njerëz, pasi që atë ditë ishte ditë tregu në qytetin buzë Ibrit.

Si pasojë e hedhjes së granatës nga kriminelët serbë, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa që lëndime të rënda dhe të lehta morën 128 shqiptarë.

Përfaqësues të institucioneve komunale me në krye Faruk Mujkën, nënkryetar i Mitrovicës, përfaqësues të institucioneve e asociacioneve të tjera, familjarë të martirëve dhe qytetarë që atë ditë kishin marrë plagë të ndryshme, janë mbledhur të mërkurën në vendin e ngjarjes për të nderuar viktimat dhe për të kujtuar këtë ditë.

Nënkryetari Mujka, ka thënë se 13 marsi i vitit 1999 ishte një ditë e tmerrshme, pasi në tërë tregun shiheshin viktimat e vdekura e të plagosura.

Në vendin e ngjarjes, ku 20 vjet më parë kishte ndodhur kjo masakër kanë folur edhe Sabedin Uka dhe Sadije Musliaj, të cilët ishin plagosur rëndë.

Ata kanë kërkuar nga institucionet e shtetit që të bëjnë më shumë për ta, pasi jeta e tyre është mjaft e rëndë.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people standing, flower and outdoorImage may contain: 1 person, standing, crowd, sky and outdoorImage may contain: 10 people, tree and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja kthyese për fazën e…