Kjo është arsyeja e kthimit të deputetëve të Listës Serbe në Kuvend

22 mars 2019 | 16:31

Lista Serbe ka njoftuar se deputetët e saj sot “shkurtimisht” kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të parandalojnë që për arsye procedurale t’iu merren mandatet e deputetëve.

Kjo listë ka theksuar se janë të obliguar të mbrojnë zëvendësimin e tyre me siç i ka quajtur “serb privat” të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.

Përmes një komunikate për medie, Lista Serbe ka thënë se kanë përmbushur angazhimin formal që të mos mungojnë në seanca më tepër se gjashtë muaj.

Sipas kësaj liste “ishte koha për të parandaluar përsëritjen e skenarit në të cilin në postin e Ministrit të Bujqësisë erdhi një person i panjohur pa ndonjë peshë politike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Panucci ka shansin e fundit për t’u konfirmuar si…