SHABAN VIQA TITAN I ATDHEUT

10 prill 2019 | 09:03

Ismet Sylejmani

Më 10 prill 2019 mbushen 10 vite kur një nga zemrat e mëdha të shqiptarëve të mëdhenj të popullit e Atdheut tonë u ndal së rrahuri.

Heroi i Kombit Shaban Viqa – Baci në moshën 50 vjeqare e ndali oren e tij të jetës, iu dorezua vdekjes.

Baci që kishte përballuar te gjitha sfidat edhe para luftës së UÇK-së edhe gjatë luftës së UÇPMB-së dhe luftës së UÇK-së në Maqedoni, pas luftës megjithëse e përjetoi çlrimin e Atdheut, nuk arriti të mposht semundjen, ashtu sikur mposhti armiqt e tokave shqiptare.

Baci ishte shumë serioz në rrugën e tij për të realizuar të gjitha të drejtat e popullit shqiptar dhe Atdheut e kombit.

Luftën për liri dhe çlirim nga pushtuesit serb, e kishte traditë familje dhe fisi!

Titizmin e kishte vënë me kohë në objektivin e goditjes së tij të pandërprerë, prandaj dhe ishte fitimtari i madh i rreshtuar përkrah të mëdhenjëve të kombit dhe kundër pushtuesve të tokave të Atdheut.

Shaban Viqa – Baci ishte njëri prej nipave të Heroit të Kombit Afrim Abazi.

Baci e kishte djalë daje të burgosurin e famshëm të cilin udbashët e zinj pas torturave mizore që ia bënë e hodhën nga ndertesa e burgut në Ferizaj.

11 dhe 19 marsi i vitit 1982, data këto që shënojnë arrstimin dhe mbytjen në torturë e pastaj hudhjen nga ndërtesa e UDB-së të Heroit të Kombit Afrim Abazi, dajës e shokut të Bacit 23 vjeqar, shënojnë njërën nga kthesat e mëdha e rrënjësore të Bacit, i cili që nga ajo kohë, kurrë më nuk e pushoi aktivitetin politiko-patriotik ilegal atdhetar.

Baci ishte figurë e admiruar prej të gjitha strukturave të organizuara politiko-patriotike e prej të gjithë udhëheqësve e drejtuesve ilegal, politiko-patriotik e atdhetarëve të mëdhenj.

Lëvizja politike ilegale atdhetare e kohës e kishte në radhët e veta. Sikur edhe Fronti i Rezistences që e kishte anëtar e drejtues te tij.

Në të gjitha organizimet serioze dhe përparimtare e progresive kombëtare të kohës, ishte angazhuar me shumë koncentrim e pasion.

E kishte të ndarë mendjen, me popullin dhe Atdheun, kundër pushtusve dhe tradhëtarëve, për jetë me dinjitet të Atdheut të tij.

Formimi më 17 nëntor 1994, i Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës dhe më vonë lufta heroike titanike e saj kundër forcave pushtuese serbe, do ta gjenin Shaban Viqen të gatshëm të nisej më tërë qenien e tij të madhe në këtë luftë të shenjtëe të shtrenjtë, aspiratë dhe dëshirë, ëndërr dhe mall i pashuar, detyrim dhe obligim i qindra gjeneratave të popullit shqiptar.

Pushtuesi për ta ndalë çdo të keqe që i vjen nga çdo anë, burgos, torturon dhe më në fund edhe vret kundershtarët dhe armiqt e tij.

Shaban Viqen pushtuesit serb, ashtu sikur edhe shumë patriot, veprimtarë e atdhetarë të tjerë, në pamundësi që ta kapte të gjallë, ta burgoste, ta torturonte e ta denonte me vite të rënda e ta kalbte nëpër burgje, në mungesë e denoi me 15 vite burg.

Pra shqiptari Shaban Viqa është njeri ndër të paktet i denuar me 15 vite burg nga gjykatat pushtuese serbe në Kosovë.

Pjesmarrja aktive me armë në duar në radhët e UÇK-së të Shaban Viqes ishte përfundimi logjik i birit besnik, i atdhetarit të lavdishëm, ushtarit e komandantit emblematik, i cili realizonte një nga një objektiavt largëpamëse të gjeneratës së tij të artë, të asaj gjnerate që bënte realitet platformën kombëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia.

Zona Operative e Nerodimes e UÇK-së, shtëpinë e Shaban Viqes, e kishte bazën e parë të saj në këtë zonë.

Dyert e kullës fortesë lirie e kombëtare të Shaban Viqes ishin sikur edhe në të kaluarën të hapura e në funksion të çështjes kombëtare.

Por për dallim nga e kaluara, kësaj radhe kur në Drenicë Komandanti Legjendar Adem Jashari, kishte rënë heroikisht duke luftuar ballë për ballë një ushtrie e aparati të tërë shteterore, Baci si asnjë shembull tjetër, bëhej publikpër popullin se në shtëpinë e tij, ishte e vendosur UÇK dhe se shtëpia e tij ishte baza e parë e madhe liridashëse e luftëtarëve legjendarë.

Uniforma luftarake e UÇK-së ishte pamja madhështore në shtëpinë, hapsirat, dhomat e koridoret e sajë, në oborr dhe kudo në truallin e familjes Viqa në Greme.

Përfundimi i luftës së UÇK-së për Shaban Viqen, ishte fillimi i luftës në Kosovën Lindore me UÇPMB-në.

Baci e dëshmonte katërcipërisht se e zbatonte me rigorozitet qëndrimin për aspiraten e shenjtë kombëtare të çlirimit të tokave të pushtuara të Atdheut. 

Kjo tregonte karakterin e besnikërisë së tij, ishte pasqyra reale e shpirtit të tij luftarak, provë themelore se Atdheut i bëhet shërbim pandalshem edhe kur është rrezik e kur nuk është lehte, edhe atëhere kur të tjerët bëjnë jete luksi dhe ikin nga fronti i obligimeve dhe detyrimeve kombëtare.

Përfundimi i luftës së UÇPMB-së dhe Marrveshja e Konqulit, Bacit i japin argumentet e mjaftueshme se duhet te vazhdohet me luftën çlirimtare në pjeset tjera të Atdheut.

Hapi kilometer i Bacit, projekti madhor i tij, nisë rrugëtimin e tij çlirimtar në Maqedoni me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. 

Gjeografia e Atdheut brenda shpirtit të madh të Bacit jo vetëm që ishte konfiguracion i qartë, por edhe kërkonte çlirim, liri e barazi për popullin shqiptar, për nënat dhe baballarët, djemt dhe vashat, për të vegjlit që do të rriteshinnë tokën e të parëve, për të qenë të lirë dhe të barabartë, me perspektivë e të integruar me aspiratat e popujve me kontribut në Bashkimin Europian.

Lufta e UÇK -së në Maqedoni Bacin e kishte njëren prej fijeve të trasha dhe arterieve të mëdha të funksionimit të saj me sukses të madh.

Shaban Viqa ishte gjithanshëm i kompletuar dhe i gatshëm për të vënë çdo gurë të nevojshëm, për ta bërë të sukseshme luften heroike të popullit shqiptar në Maqedoni.

Baci ishte logjistika e Ushtrive Çlirimtare të shqiptareve në ish- jugosllavi.

Ishte arterie e madhe furnizuese e luftëtarëve në frontet e luftës për liri e çlrim nga pushtuesit.

Lavdi e perjetshme jetës dhe veprës se Heroit të Kombit Shaban Viqa-Baci!

Prishtinë, me 9 prill 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhet vënia e gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb…