Komuna e Rahovecit renditet e dyta sa i përket “Indeksit të konkurrueshmërisë së komunave”

07 maj 2019 | 13:41

Është prezantuar sot në Prishtinë raporti “Indeksi i konkurrueshmërisë së komunave” ku janë prezantuar gjetjet e anketës me 3350 biznese nga 38 komunat e Kosovës, gjetje këto përmes së cilave është arritur deri tek vlerësimi i qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Në prezantim u tha se komuna e Rahovecit është renditur e dyta . Kjo është hera e pestë që USAID-I në Kosovë zbaton studimin e IKK-së me qëllim të orientimit të reformave të politikave publike, bazuar në dëshmi.

“Indeksi ka 8 nën-indikator, e para barrierat e hyrjes në biznes, e dyta transparenca në informimi, e treta pjesëmarrjen dhe parashikueshmërinë, kostot kohore, taksat dhe tarifat, administratën komunale, fuqinë punëtore dhe shërbimet mbështetëse për bizneset dhe infrastruktura. Kosova ka nevojë për një politikbërje që bazohet në evidencë dhe që merren masa pastaj për përmirësimin e të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani.

Kurse, Drejtori i programit dhe Zyrës së Politikave në USAID, Paul Vaca, është shprehur se ky raport do të jetë një ndihmesë për komunat që të dinë se cilat janë sfidat e bizneseve. Përkundër sfidave shumë komuna kanë performuar mirë. Së bashku me gjetjet e raportit do të ndihmojmë komunat që si të përdorin të dhënat. Vet raporti do t’iu ndihmojë qytetarët që të mbajnë përgjegjës komunat e tyre. Komunat tash i kanë informatat dhe duhet të veprojnë.

Certifikatën për renditjen në vendin e dytë të komunës së Rahovecit e ka pranuar Artan Asllani, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.

“Edhe vitin 2018, jemi renditur në vendin e dytë e poashtu edhe për këtë vit jemi renditur të dytit në nivel të komunave të Republikës së Kosovës për këtë mund të them se është një sukses i mirë. Puna e mirë që është duke u bërë nga të gjithë, do të vazhdoj edhe më tutje”, ka thënë ndër të tjera drejtori Asllani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri i…