Thaçi diskuton me Mogherinin në Tiranë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

08 maj 2019 | 22:37

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, me të cilën kanë biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi ka ritheksuar domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen reciproke dhe i hap rrugë Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-së, BE-së dhe OKB-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të njohë patentat e lëshuara nga Kosova dhe Shqipëria.…