Meta, liderëve partiakë: Thërrisni mendjes, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim

17 maj 2019 | 16:38

Në kohën kur janë shtuar thirrjet e ndërkombëtarëve për palët politike për zgjidhjen e krizës dhe këto të fundit kanë mbetur në qëndrimet e tyre, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka quajtur të papranueshme situatën ku gjendet vendi.

Madje, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se nuk ka thirrur në tryezë partitë kryesore, Meta ka apeluar te palët të marrin përgjegjësitë e tyre.

“Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët aq më tepër të presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të ndërgjegjshme për pasojat që do të kenë në rast se do ta çojnë vendin drejt konfrontimit. Të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të marrin përgjegjësitë e tyre, sepse për interesa tërësisht egoiste dhe okulte, Shqipëria nuk ka pse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët me njëri-tjetrin”, ka thënë Meta.

I pyetur se kush janë ata që kanë interesa egoiste dhe okulte, Meta ka thënë: “Nuk i kanë ata të cilët mezi po presin turizmin dhe shtimin e rezervimin dhe jo anulimin e rezervimeve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka organizuar një…