Veseli: Kurti dhe LVV-ja synojnë të djegin çdo gjë, LDK vagon i tyre

21 maj 2019 | 21:00

Për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli Lidhja Demokratike është shndërruar në “vagon” të Lëvizjes Vetëvendosje me bashkëpunimin e fundit opozitar që po e bëjnë këto dy parti.

Ai tha se ky opozitarizëm nuk tregon asgjë më shumë se etjen për pushtet dhe vota.

Madje Veseli shkoi tutje duke thënë se LVV dhe lideri i saj, Albin Kurti, synojnë të djegin çdo gjë.

“Janë shndërruar në një vagon të Lëvizjes Vetëvendosje, është bërë vagon i LVV-së, me sjellje, me flirtime. Keni parasysh vetëm morali politik si bartet tani nga dy liderët opozitar, kjo dashni për vota dhe pushtet dhe ajo urrejtje me pjesën e sulmit me molotov, shtëpinë në fshat ku i ka fëmijët dhe nipërit”, ka thënë Veseli në “Rubikon” të “KTV”-së.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja synojnë të djegin çdo gjë. Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja çdo gjë çka ka iniciativë, edhe ato çka i kanë proklamuar vetë, kanë me dalë kundër nëse i bën ti”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mbijetuari i masakrës së Dubravës, depueti Nait Hasani, ka rrëfyer…