Lluka: Autostrada mos të përdoret për rritjen e importeve

29 maj 2019 | 15:14

Krerët institucional të Kosovës përuruan autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila lidhë Prishtinën me Shkupin.

Kjo autostradë që konsiderohet si gjigant infrastrukturor është e gjatë 65 kilometra dhe pritet të ofroj shumë Prishtinën me Shkupin.

Punimet e kësaj arterie të rëndësishme infrastrukturore i ka kryer konsorciumi amerikano-turk, “Bektell Enka”, ndërsa buxhetit të Kosovës i kushtuar 706 milion euro.

Në përurimin e kësaj autostrade kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, etj.

E lidhur më këtë ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE)Valdrin Lluka, ka thënë se kjo autostradë mos të përdorët për rritje të importeve, por për zhvillim ekonomik dhe truizëm. “Përurimi i rrugës “Arbën Xhaferi”, një ndër autostradat më të avancuara dhe të bukura në Evropë. Le të përdoret në shërbim të zhvillimit ekonomik e turizmit dhe jo për rritje të importeve! Urime!”, ka shkruar Lluka.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtëmbëdhjetë (16) persona janë akuzuar në Bangladesh për shkak të…