Mobilizim i qytetarëve të Malishevës për ta mbështetur Limajn për kryeministër

09 shtator 2019 | 21:47

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur takim me strukturat e saja në Malishevë, e ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se për të është gjithmonë kënaqësi me qenë në vendlindjen e tij, e cila e ka mbështetur në vazhdimësi.

Limaj ka thënë se sot po nis një etapë e re e zhvillimit politikë të Nismës, e cila do të përcaktojë fatin e saj politikë për 10 vitet e ardhshme.

Kreu i Nismës ka thënë se para pesë vite kanë nisur një rrugëtim politik me shumë dilema, paqartësi, e skeptizëm nga të tjerët, por me shumë vendosmëri nga ana jonë.

“Ajo çfarë ka bërë Malisheva në vitin 2013 ka pasur impkat në politikat nacionale të vendit. Edhe sot ne duhet të vendosim si do të nisemi, varet shumë nga angazhimi ynë vendosmëria që kemi pasur për t’i hapur mundësi komunës tonë. Në 2013 komuna e Malishevës nënçmohej si komunë dhe si trajtim që u bëhej qytetarëve të Malishevës. Mirëpo populli i këtij vendi me vullnet nuk e pranuan ata të cilët ishin përcaktuar ta shlyenin nga harta politike këtë komunë. Ne u kthyem fuqishëm si Llapushe në skenën politike dhe sot Llapusha është vendimtare në çdo proces politikë në Prishtinë falë votës tuaj”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Malishevë.

Më tutje ai ka thënë se me Nismën në Qeveri për dy vite i kanë sjellë 20 milionë euro investime në projekte kapitale në Malishevë.

Ai ka ftuar të gjithë që të mobilizohen për fitoren e radhës. “Të kthehemi gjithë në aktivistë, faqebardhë e duke shikuar në sy për t’i bërë nga nga një argat për vendin tuaj. Sot po iu kërkoj të gjithëve burra e gra, çohuni e forcone Llapushën”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se…