Albin Kurti flet për sistemin bankar, thotë se bankat komerciale janë sikur fajde me letra

16 shtator 2019 | 22:11

Lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Kurti ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe atë se çfarë do bënte për zhvillimin ekonomik nëse do merrte postin e kryeministrit pas zgjedhjeve.

“Na duhet të kemi një bankë zhvillimore. S’bën të mos e kemi një bankë të tillë”, ka thënë Kurti.

“Bankat komerciale janë sikur fajde me letra. Ato kanë përfituar jashtëligjshëm nga qytetarët nga qytetarët me normat e tyre të larta të interesit dhe të kamatës. Banka zhvillimore do të kishte fondin e saj. Përfaqësuesin e shoqatës së bankierëve dhe të BQK’së. për këto ka nevojë ajo bankë”

“Banka zhvillimore do ndihmonte jashtëzakonisht shumë tregtinë me jashtë dhe zhvillimin e brendshëm ekonomik”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni…