Lansohet fondi prej 4 milionë euro për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

18 shtator 2019 | 16:36

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka bërë të mërkurën lansimin e thirrjes publike për financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM), skemë kjo e cila kap shifrën prej 4 milionë euro.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, ka thënë se ky program përkrah me prioritet sektorin privat me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit, bazuar në ekonomi të dijes, risi në prodhim apo përpunim, digjitalizim të sektorëve, zhvillimin e proceseve të NVM-ve ekzistuese dhe teknologji të reja.

“Përfitues do të jenë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të cilat kanë ide inovative për zhvillimin e biznesit, si dhe kanë të punësuar deri në 249 punëtorë sipas kategorizimit të ndërmarrjeve bazuar në madhësi, rregulluar me ligjin Nr. 04/L-220 për investimet e huaja. Inkurajojmë të gjithë NVM-të të cilët kanë ide inovative që nga sot të përgatisin projekt propozimet e tyre dhe të aplikojnë për mbështetje financiare në zyret e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë”, ka thënë Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani,…