Merkeli i kërkon Erdoganit që “menjëherë ta ndalë” ofensivën në Siri

13 tetor 2019 | 15:59

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar “ndërprerjen e menjëhershme të operacionit ushtarak” të Turqisë në Siri.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë një zëdhënëse e Qeverisë gjermane.

Pavarësisht interesave legjitime të sigurisë që ka Turqia, ky operacion po kërcënon zhvendosjen në masë të madhe të popullsisë lokale, po destabilizon rajonin dhe po rrezikon ringjalljen e grupit militant Shteti Islamik, tha zëdhënësja e Qeverisë gjermane.

Turqia ka nisur para pesë ditësh operacionin ushtarak në veri të Sirisë, duke thënë se ka për cak milicive kurdë dhe ata të IS-it, por aleatët perëndimor e kanë kritikuar këtë veprim të Ankarasë.

Ankaraja i konsideron milicitë kurde terroristë dhe thotë se kanë lidhje me Partinë e Punëtore të Kurdistanit, të cilët për dekada bëjnë kryengritje brenda territorit të Turqisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 130 mijë persona janë zhvendosur pas përshkallëzimit të dhunës në verilindje të Sirisë. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roberto Mançini është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Italisë…