Naçi premton shtëpi të re dhe pension prej 1 mijë eurosh për familjen Abazi në Gjilan

30 nëntor 2019 | 18:53

Humanisti nga Shqipëria Elvis Naçi ka njoftuar se familjes Abazi nga Gjilani e cila humbi dy djemtë e saj pas tërmetit në Durrës, do t’i ndërtohet një shtëpi e re.

Ai tutje përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka njoftuar po të njëjtës familje do t’i jepet pension prej 1 mijë eurove.

“Në familjen Abazi në Gjilan ku vdiqën nga tërmeti dy vëllezërit që ndodheshin në Durrës, qofshin të xhenetit, dhe shumë shpejtë fillon shtëpia e re për t’u ndërtuar dhe një pension 1000 euro për 6 jetimët”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorë, turistë, e kalimtarë të rastit, që panë me sy…