Reperit të njohur nga Istogu i vdes babai

07 dhjetor 2019 | 21:56

Është ndarë nga jeta babai i reperit të famshëm shqiptar, “Unikkatil”, i cili është nga Istogu, porse jeton në SHBA.

Lajmi është dhënë nga vetë reperi, i cili ka njoftuar humbjen e babait përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar dy fotografi të babait të tij, ndërsa njofton ditën dhe orën kur t’i jepet lamtumira e fundit.

Në njërën prej fotove shihet reperi kur ka qenë foshnjë, në krahët e babait të tij.

Ai shkruan:

“Baba êm, shpirti i êm, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të Ênjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornwood, NY, 10594”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lluka ka shënuar 12 gola për Vëllaznimin e Gjakovës që…