Lluka ndan mirënjohje për kontributdhënësit në sektorin minerar

18 dhjetor 2019 | 11:20

Për t’i nderuar për kontributin e dhënë në sektorin minerar, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shpërndarë mirënjohje për personalitete të këtij sektori që kanë kontribuar si në sferën akademike, ashtu edhe në atë sektoriale.

Gjatë fjalimit të ceremonisë së shpërndarjeve të mirënjohjeve, ministri Lluka, falënderoi pjesëmarrësit dhe tha se kontributi i tyre ka qenë faktor për zhvillim të vendit.

“Dua të shfrytëzoj rastin që të ju falënderoj dhe të ju tregoj që ju jam mirënjohës për kontributin tuaj të dhënë për sektorin minerar ndër vite. Ju, me kontributin tuaj, qoftë akademik apo ekonomik, keni avancuar edhe më tutje këtë sektor”, ka thënë ministri Lluka.

Ministri Lluka gjithashtu dha mirënjohje për ish-drejtorët e përgjithshëm të kombinatit “Trepça”, të cilët vepruan në formën më të mire të mundur duke kuptuar kushtet e vështira që kishin.

Gjatë këtij takimi, u përkujtuan dhe u ndanë mirënjohje edhe për kontributdhënësit të cilët nuk janë më me ne.

“Përmes këtyre mirënjohjeve, dua që emri i juaj dhe i atyre që nuk janë në mesin tone, të mbetet pjesë e historisë së sektorit minerar, për kontributin e dhënë gjatë viteve të ’70-ta, ’80-ta dhe ’90-ta, pa përjashtuar periudhën e pas luftës”, ka thënë Lluka gjatë takimit me të pranishmit.

Kjo është lista e personave të cilëve u është dhënë mirënjohja për kontributin në sektorin minerar:

  1. Luljeta Pula Beqiri
    2. Ekrem Beqiri
    3.         Minir Dushi
    4.         Veli Deva
    5.         XhelalOrana
    6.         Reshat Abrashi
    7.         JakupNushi
    8.         NuhiPreteni
    9.         Aziz Abrashi
    10.       Burhan Kavaja
    11.       IbushJonuzi
    12.       VahdetPruthi
    13.       HashimKëpuska
    14.       ShyqeriKelemendi
    15.       SefedinKastrati
    16.       Bajram Shabani
    17.       Dukaxhin Shala
    18.       HamidNuredini
    19.       ShaipLatifi
    20.       Shkelzen Domi
    21.       Nazmi Mikolovci
    22.       Avni Dushi
    23.       Fatmir Rizvanolli
    24.       EngjullMazreku
    25.       UnbertoBytyqi
    26.       Naip Zeka
    27.       ShefkiIsufi
    28.       Jusuf Vula

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i LV-së, Agim Bahtiri, ka…