Sala Berisha-Shala lavdëron punën e AAC-së

27 shkurt 2018 | 17:59

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha-Shala, ka vizituar të martën Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), në kuadër të aktiviteteve të rregullta të mbikëqyrjes së agjencive të pavarura që i raportojnë këtij komisioni.

Berisha-Shala, u prit në takim nga Samet Dalipi, kryesues i Bordit Mbikëqyrës të AAC-së, i cili e ka informuar atë për aktivitetet e AAC-së, të arriturat në aspektin e zbatimit të legjislacionit të BE-së, për sfidat me të cilat ballafaqohet AAC-ja, si dhe për veprimet e ndërmarra me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit për raportin vjetor të AAC-së për vitin 2015.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, Sala Berisha-Shala, ka përgëzuar AAC-në për punën e mirë dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e komisionit për mbështetje të vazhdueshme.

Ajo ka thënë se AAC-ja është një agjenci shembull që tejkalon barrierat për të realizuar synimet strategjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kundërshtuar sërish marrëveshjen…